Celebrities Film & Tv Showbiz

Lady Gaga vendos që t’i japë një mesazh regjisorit të filmit ‘House of Gucci’!

Lady Gaga përjetoi një përvojë që arriti edhe t’i ndryshonte edhe jetën në xhirimet e filmit “House of Gucci”. Tashmë të gjithë e dimë se Gaga luajti rolin kryesor në këtë film si Patrizia Reggiani, një grua e famshme që mori fokusin për komplotin e vdekjes së ish-bashkëshortit të saj, Maurizio Gucci një rol i luajtur nga Adam Driver.

Ajo kohët e fundit ka folur për ‘New York Times’ se puna me Ridley Scott në ‘House of Gucci’ ishte e pashembullt, duke e lavdëruar regjisorin edhe për qasjen e tij bashkëpunuese në realizimin e filmave.

Unë kurrë nuk kam pasur një përvojë më të mirë me një regjisor. Ai i do artistët ndërsa disa regjisorë jo. Ata duan veten.

Gaga tha se Scott e ka ndihmuar në formimin e karakterit të saj si një grua që martohet me perandorin e ‘Gucci’ dhe më pas largohet nga familja e modës kur burri i saj e lë atë për një grua tjetër.

Më duhet të them këtë, Ridley: Nuk ka shumë burra që janë regjisorë që do ta fuqizonin një grua që të jetë e shëmtuar para kamerës. Kur u plaka dhe pata skena ku isha në këtë gjendje të turpshme, të dëshpëruar, ai e përqafoi shëmtinë e këtij personazhi dhe kjo duhet përgëzuar, sepse është e shëmtuar të reagosh për pamjen tënde, është e shëmtuar të lihesh për një grua më të re. Kështu që unë e vlerësoj që Ridley mori diçka që ishte një lloj rreziku dhe ai e la të ishte e shëmtuar.

Nuk ishte e lehtë për Gaga të zotëronte theksin italian të karakterit të saj. Ndërkohë që vlen të theksohet se edhe Ridley ka reaguar për rolin e Gaga-s dhe ka thënë se:

Më duhej të gjeja Patrizia Reggiani dhe ishte shumë e vështirë.