Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Ledjana reagon për herë të parë pasi Mevlani dhe Aristela u shfaqën së bashku në krevat!

Dramat e “Për’Puthen” nuk kanë fund as pas përfundimit të programit. Ditën e djeshme dy ish- konkurrentë shumë të përfolur Mevlani dhe Aristela i habitën të gjithë me publikimin e një fotografie ku shfaqen së bashku në shtrat dhe duken shumë të afërt me njëri- tjetrin.

Të gjithë po dyshojnë për një lidhje mes tyre, megjithatë mund të jetë dhe në kuadër të një bashkëpunimi profesional. Deri këtu, gjithçka është në rregull, por duket se fanatikët e ish- çiftit Mevlan- Ledjana të krijuar po në “Për’Puthen” nuk e pranojnë dot ende ndarjen e tyre dhe krijimin e lidhjeve të reja. Këta të fundit duket të kenë reaguar keq ndaj lidhjes së menduar mes Mevlanit dhe Aristelës dhe Ledjana ka reaguar.

Në një postim në story në Instagram, ajo është shprehur e mërzitur me fansat e saj të cilët kanë ndërhyrë në lidhjen e re të Mevlanit.

Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë.

Duket se mes Mevlanit dhe Ledjanës janë shuar hatërmbetjet, pas shumë ‘thumbash’ nëpër rrjete sociale me njëri-tjetrin. Fillimisht ishte Ledjana ajo që e akuzoi Mevlanin se kënga e tij e dedikuar për të ishte e huazuar dhe më pas Mevlani që e akuzonte këtë të fundit se u largua pa asnjë shpjegim.