Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Lei Kraja tregon paragjykimin më të madh që i kanë bërë kur ka ardhur në Shqipëri!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio modelja dhe prezantuesja bukuroshe Lei Kraja për të na folur pak më shumë rreth rrugëtimit të saj në botën e moderimit. Për më shumë zbuloni në këtë link. Kur erdhi në Shqipëri, çfarë ndryshoi për Lein?

Ndryshoi për mirë, thjesht më bënte përshtypje që gjithkush dinte gjithçka për tjetrin. Nuk isha mësuar, më ndodhën shumë gjëra përnjëherësh në aspektin profesional, nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte, përgojonin shumë dhe si rrjedhojë isha më e ndrojtur sepse ishte e vështirë të ambientoheshe. Nga ana tjetër janë të ngrohtë, gallatë. Të huajt nuk janë të ngrohtë, vëllai im erdhi para një javë dhe ka zënë 20 shokë.(qesh) Zemrën e kemi të mirë por thjesht mendjen ndonjëherë.(qesh)

Sa i përket përplasjes së brezave në Shqipëri, çfarë opinioni ka Lei?

Ka ndryshuar goxha mentaliteti sepse dikur moshataret e mia nuk punonin derisa të kishin një profesion të mirë, por tani e kuptojnë që ka shkallë, është injektuar fryma e të punuarit. Gjykimi shpresoj që po përmirësohet, po zbutemi dhe e shpresoj shumë këtë sepse ka qenë më e ashpër. Të rinjtë janë më ‘open mind’. Nëse një person është pa paragjykime është me i qetë dhe reflekton çiltërsi. 

Për çfarë është paragjykuar më së shumti Kraja?

Në fillim tek e folura ime. Jashtë nuk jemi mësuar, sepse kur vinte dikush nga një tjetër vend me një tjetër dialekt, ne e kishim qejf, e promovonim. Tani janë mësuar me mënyrën si flas, jam përmirësuar edhe unë. Tjetër gjë është se isha më e hapur sesa duhet. Një tjetër gjë që unë kam është se nuk shtirem, nëse të afrohem nuk kam ndonjë interes. Unë fatmirësisht kam edhe një punë tjetër në një kompani amerikane dhe nuk shoqërohem me një person në bazë të interesit.