Celebrities Showbiz

Lëviz ende me paterica edhe e ka të pamundur të…/Gjendja e aktorit të njohur Johhny Depp në përmirësim apo jo?!

Johnny Depp u pa teksa dilte nga hoteli i tij në Glasgow, në Skoci të premten mbrëma dhe vazhdonte që të përdorte një patericë për ndihmë sepse kyçi i këmbës ka akoma probleme. Aktori 60-vjeçar u fotografua teksa po largohej nga One Devonshire Gardens. Rikujtojmë se ai në muajin maji pësoi një dëmtim në kyçin e tij të këmbës.

Johnny Depp kishte udhëtuar në Glasgow për të performuar me grupin e tij, Hollywood Vampires, në OVO Hydro të mërkurën. Grupi, i cili përfshin Vince Furnier dhe Tommy Henriksen nga grupi i Alice Cooper, si dhe Joe Perry nga Aerosmith, është aktualisht në turne. Aktori i njohur i “Dark Shadows” është anëtar i grupit.

Në maj, Johnny Depp njoftoi shtyrjen e pjesës amerikane të turneut të ardhshëm të grupit të tij për shkak të një dëmtimi në pjesën e kyçit të këmbës që i shkakton dhimbje të mëdha. The Hollywood Vampires rifilluan turneun e tyre në Bukuresht, Rumani muajin e kaluar, pasi iu desh të riplanifikonin disa koncerte për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës së Depp. Grupi do të vazhdojë të performojë në vende të ndryshme në Evropë përpara se të kthehet në Shtetet e Bashkuara në fund të korrikut për të përfunduar turneun e tyre.

Vlen të theksohet gjithashtu se Johnny nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Disney. Një burim i afërt me yllin i tha PEOPLE se Depp, i cili më parë ka thënë se ndihej i tradhtuar nga kompania që qëndron pas ekskluzivitetit shumëmiliardë dollarësh “Pirates of the Caribbean”, mund të rikthehet për më shumë filma. Burimi ka bërë të ditur se:

Çdo gjë është e mundur. Nëse është projekti i duhur, ai do ta bëjë atë.