Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Si përfundim a do të rikthehet Johnny Depp në filmin “Pirates of the Caribbean”?!

Aktori i njohur Johnny Depp nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Disney. Një burim i afërt me yllin i tha PEOPLE se Depp, i cili më parë ka thënë se ndihej i tradhtuar nga kompania që qëndron pas ekskluzivitetit shumëmiliardë dollarësh “Pirates of the Caribbean”, mund të rikthehet për më shumë filma. Burimi ka bërë të ditur se:

Çdo gjë është e mundur. Nëse është projekti i duhur, ai do ta bëjë atë.

Thashethemet për një rikthim të mundshëm në rolin e kapitenit Jack Sparrow vijnë pak më shumë se një vit pas padisë kontroverse të Depp për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, të cilën ai e fitoi. Pavarësisht shpresave të shumë prej fansave të tij, një përfaqësues i Depp i tha PEOPLE në qershor të vitit të kaluar se një raport që pretendonte se aktori po kthehej në ekskluzivitetin e Pirates për më shumë se 300 milionë dollarë ishte “i rremë”.

Producenti Jerry Bruckheimer i tha revistës britanike The Times në një intervistë të botuar muajin e kaluar se ekipi i tij po punonte në “dy skenarë për Pirates, një me Margot Robbie, një pa”. Sa i përket përfshirjes së mundshme të Depp, 79-vjeçari Bruckheimer tha: “Jo tani për tani”, por “e ardhmja nuk është vendosur ende”.