Health & Beauty

Lidhja mes obezitetit në fëmijëri dhe shfaqjes së kancerit më vonë në jetë, njihuni me studimin e fundit!

Së fundmi një studim shqetësuar ka treguar se ekziston një lidhje midis obezitetit në adoleshencë dhe rritjes së konsiderueshme të rrezikut të zhvillimit të disa llojeve të ndryshme të kancerit më vonë në jetë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se djemtë që ishin mbipeshë ose obezë kur ishin 18 vjeç kishin një rrezik në rritje për të zhvilluar deri në 17 lloje të ndryshme kanceri më vonë në jetë. U ekzaminua lidhja e rritjes së peshës trupore dhe aftësisë së reduktuar aerobike në atë moshë me ekspozimin e mëvonshëm ndaj kancerit.

Obeziteti mund të jetë shkaku i 15-25% i shfaqjes së kancerit. Studimet kanë treguar se lidhja e rritjes së peshës trupore në adoleshencë ekziston për kanceret si kanceri i mushkërive dhe trurit, leukemia dhe limfoma. Lidhja më e fortë u gjet midis BMI-së së lartë dhe kancerit në bark, ku ekzistonte madje një rrezik tre deri në katër herë më i madh për zhvillimin e kancerit të ezofagut, stomakut dhe veshkave. Hulumtimet në Suedi kanë treguar se obeziteti mund të konsiderohet shkaku i 15-25% të këtyre kancereve.

Ndryshime u vunë re edhe në kancerin e prostatës, i cili ishte më i zakonshëm tek meshkujt me peshë normale në krahasim me ata që ishin obezë. Shkencëtarët besojnë se arsyeja është se meshkujt që kanë një peshë trupore normale kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, ndaj kjo është arsyeja pse ky kancer zbulohet më shpesh. Lufta kundër obezitetit në fëmijëri, një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti fizik i detyrueshëm, bëhen absolutisht imperativë për përcaktimin e nismave dhe politikave që synojnë të përmbysin tendencën shqetësuese të rritjes së obezitetit tek të rinjtë.

Ndërkaq, a e keni vënë re që teksa vitet kanë kaluar ju keni shtuar peshë?! Një studim ka zbuluar se gjatë plakjes qarkullimi i lipideve në indin dhjamor zvogëlohet dhe bëhet më i lehtë shtimi në peshë, edhe nëse nuk hamë më shumë ose nuk bëjmë më pak aktivitet fizik se më parë. Studimi ekzaminoi 54 burra dhe gra për një periudhë prej rreth 13 vitesh dhe të cilët treguan një ulje të shpejtësisë me të cilën hiqen dhe ruhen lipidet, ose yndyrnat, në qelizat yndyrore.