Tech

LIFESAVER, droni që do të na shpëtojë nga mbytja në det!

Prodhuesi i droneve, TEKEVER zbuloi planet për një dron të ri i cili do të na shpëtojë nga mbytja. Zbulimi u bë në konferencën ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Pajisjeve të Sigurisë në Londër.

I quajtur “Sistemi i Lifesaver në bord”, një nga funksionet kryesore të dronit është lokalizimi dhe më pas hedhja e një gomoneje për njerëzit që ndodhen në situata të vështira në det.

Drejtori i Përgjithshëm i TEKEVER Ricardo Mendes deklaroi se “përtej zbulimit të njerëzve që janë duke u mbytur, ne tani mund të bëjmë menjëherë diçka për t’i ndihmuar”.

“Ne kemi zhvilluar një sistem ku mund të vendosim të paktën një gomone në mënyrë që ata të mund të dalin nga uji”, shtoi shefi operativ Paul Webb.

Testimi për sistemin e ri u krye në brigjet e Portugalisë. Kompania po i ofron teknologjinë Shërbimit të Sigurisë Detare të Bashkimit Europian si një klient potencial.

Si funksionon:

Kamerat në dronin Lifesaver fotografojnë në fluturim zonën ku dyshohet se ka persona në rrezik. Nga atje, algoritmi i inteligjencës artificiale do të përcaktojë zona më specifike të interesit që kërkojnë një përgjigje të menjëhershme.

Një operator më pas, zmadhon zonën e interesit dhe verifikon nëse atje ka një person në ujë.

Algoritmi llogarit dhe studion nëse në zonë mund të hidhet një gomone dhe zgjedh vendin më të afërt dhe me më shumë probabilitet për të ndihmuar personin që është në rrezik. Algoritmi gjithashtu mund të llogarisë kushtet e motit dhe pengesat e mundshme, duke vendosur pajisjet e nevojshme të shpëtimit sa më shpejt të jetë e mundur.