Celebrities Gossip Music

‘Little Mix’ injorojnë keq ish-anëtaren e grupit të tyre!

Little Mix nuk arriti që ta pranojë dhe ta promovojë debutimin e parë solo të ish-shoqes së tyre të grupit Jesy Nelson. Vajzat bukuroshe kanë vazhduar nomralisht rutinën e tyre pa u shqetësuar aspak në lidhje me këngën e re që Jesy ka lançuar pak ditë më parë. Në rrjetet e tyre sociale janë parë vetëm postime në lidhje me albumin e ri që pritet të dalë shumë shpejt.

Këngëtarja Jesy, e cila u largua nga grupi i vajzave dhjetorin e kaluar për shkak të shëndetit të saj mendor së fundmi ka bërë edhe një deklaratë ku është shprehur se:

Kur ishte puna te gjërat e vogla, sikur nëse duhet të bënim një video dhe të gjitha duhet të vishnin bikini dhe unë nuk doja t’i vishja sepse ndihesha keq me veten, nuk mund ta bëja. Janë vetëm gjërat e vogla, që më bënin të ndihesha e bllokuar. Dhe ishte krahasimi i vazhdueshëm i çdo dite që ishte i vështirë dhe eventualisht, pas 10-të vitesh, merr një dëmtim masiv në shëndetin mendor.

Sidoqoftë, grupi tani është i përbërë nga Leigh-Anne Pinncock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall, të cilat kanë vazhduar dhe janë përqëndruara në të ardhmen e tyre si një treshe ndërkohë që edhe Jesy ka publikuar këngën e saj të re në bashkëpunim me reperen e njohur Nicki Minaj.

Rikujtojmë gjithashtu se Nelson së fundmi është shprehur për ‘Glamour Magazine’ se ekziston një “distancë” tanimë, midis saj dhe treshes për të cilën ajo pranoi se është e çuditshme duke pasur parasysh afërsinë e tyre për gati një dekadë që kur ishin së bashku pjesë e grupit. Jessy ka treguar se:

Unë nuk kam folur me vajzat. Është e çuditshme sepse për kaq shumë vite ne ishim aq afër sa motra, së bashku çdo orë të ditës për javë të tëra, duke ndarë shtretërit, duke qeshur, duke qarë vetëm 24/7 të katërta ne së bashku dhe pastaj, asgjë.