Celebrities Gossip Showbiz

Loredana dhe Mozzik prindër për herë të dytë?!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Loredana shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e saj romantike me Mozzik. Pas shumë ndarjeve e ribashkimeve të bujshme, artistja postoi vetëm një orë më parë, një foto në rrjetet e saj sociale, që ngrohu zemrat e publikut.

Loredana ka postuar një foto të saj, me foshnjen e porsalindur, të shoqëruar me një figurë që të lë të kuptosh se foshnja është djalë. Kjo pasi në të shfaqet një familje e përbërë nga katër persona, duke nënkuptuar kështu, Loredanën, Mozzik, Hanën, dhe pjesëtarin më të ri të familjes.

Ajo për më tepër, ka postuar edhe dy foto në InstagramStory ku duket Mozzik, duke bërë kështu të lumtur fansat e çiftit. Nga ana tjetër, edhe Mozzik ka ripostuar foton e Loredanës me të porsalindurin, duke shuar kështu edhe dyshimin më të vogël.

Kujtojmë, se Loredana dhe Mozzik kanë ngritur edhe herë të tjera dyshime mbi një shtatëzani të mundshme. Nuk na ka mbetur gjë tjetër veç se të urojmë çiftin për pjesëtarin e ri të familjes.