Celebrities Gossip Showbiz

Thikë, shumë para… Çfarë po na tregon Loredana nëpërmjet postimeve të fundit?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Por, postimet këtë herë nuk janë nga ato që mund t’i shohim çdo ditë. Loredana na ka habitur me Instastory-t e fundit ku ka shfaqur shuma të mëdha parash, thikë dhe ndërkohë ka treguar gishtin e mesit. Ende nuk dihet nëse reperja po na zbulon se mund të vijë me ndonjë videoklip të ri apo thjesht i ka publikuar për të treguar dhe natyrën e saj shumë ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim të famshmet tona.

Rikujtojmë se para më shumë se 1 muaji, Loredana dhe Don Xhoni publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtet.

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.