Celebrities Gossip Showbiz

Plane për një fëmijë të dytë? Loredana na tregon se çfarë i mungon Hanës!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Loredana ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur kurioziteteve të ndryshme që ndjekësit kanë për të. Një prej tyre e ka pyetur artisten nëse mendon se Hanës i mungon diçka dhe përgjigja na ka habitur të gjithëve dhe na ngre dyshimet mos ndoshta reperja ka plane të afërta për një fëmijë të dytë:

Po një vëlla  

Së fundmi, këngëtarja e njohur Loredana po përflitet se është në një romancë të re me futbollistin Edon Zhegrova. Gazeta zvicerane “Blick” ishte ajo që ngjalli dyshimet pasi publikoi një foto të dyshes teksa ishin krah njëri-tjetrit.

E teksa prej pak kohësh nuk po përflitej më për këtë çështje, para disa ditësh artistja festoi ditëlindjen e saj dhe padyshim nuk mungoi një urim publik nga futbollisti, i cili mund ta themi ishte shumë i veçantë.