Celebrities Gossip Showbiz

Loredana pozon “topless” me Mozzik dhe zbulojnë surprizën e rradhës

Gjithë rrjeti “u çmend” pas postimit të Loredanës ku shfaqej me një foshnjë në dorë dhe të gjithë menduan se pas ribashkimit, reperja dhe Mozzik u bënë sërish prindër.

Por, mesa duket e gjitha ishte vetëm një “lojë” nga ana e tyre për të paraprirë surprizën e rradhës mes dyshes. Ka qenë Mozzik ai që ka postuar një foto ku duket Loredana “topless” duke pozuar bashkë me të. Krahas fotos, reperi i hitit “Madonna”, ka zbuluar dhe titullin e albumit të tyre “No Rich Parents”.

Nuk ka ende asnjë datë publikimi, na mbetet vetëm të jemi të duruar dhe të presim se çfarë do të sjellë dyshja e hiteve!