Music Showbiz

Luiz Ejlli bën lajmërimin e shumëpritur nga fansat, sot publikohet kënga e tij e re!

Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Të gjitha këngët që ai ka publikuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime.

Projekti i tij i radhës mesa duket qenka një amanet për dikë të rëndësishëm në jetën e tij, pasi kënga e tij e re titullohet “Amanet”. Kënga e re do të jetë e disponueshme sot në YouTube në orën 19:00. Vetëm para disa minutash ai hodhi një Instastory ku paralajmëroi se kënga e re do të publikohet sot. Luizi shkruan:

A jeni gati? “Amanet” sonte në orën 19:00.

Pas përfundimit të spektaklit televiziv, Luizi ka filluar të marrë pjesë në shumë koncerte, madje deri tani ka publikuar edhe 3 këngë të tijat, 2 prej të cilave solo dhe njërën bashkëpunim me Donald Veshaj. Por mesa duket, Donaldi nuk qenka i vetmi personazh i njohur me të cilin ai do të bëjë bashkëpunim.

Së fundmi, ai ka lajmëruar se bashkëpunimi i tij i rradhës do të jetë me dy këngëtarët e njohur, Bruno dhe Klajdi Haruni.