Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari fotografohen nga fansat gjatë xhirimit të filmit “Në kuadër të dashurisë”!

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Xhirimet e filmit kanë nisur prej disa ditësh tashmë në qytetin e Korçës dhe ditën e sotme teksa kanë xhiruar në natyrë, Luizi dhe Olta janë fotografuar nga fansat të cilët i kanë parë nga larg dhe kanë postuar disa pamje në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë publikuar fotot zyrtare të çiftit protagonist, teksa jemi në pritje të zbulimit të detajeve dhe personazheve të tjerë.