Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli me një projekt të ri muzikor, ja çfarë na zbuloi ai!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Pas mbarimit të “BBV2”, tashmë  Luiz Ejlli është mjaft i angazhuar me koncerte dhe shumë projekte të reja. Deri më tani pas daljes nga shtëpia Luizi ka publikuar bashkëpunimin muzikor me Donald Veshaj dhe duket se po punon për këngën e tij të re. Këtë na e ka treguar duke postuar një foto nga një studio muzikore ama nuk dihet nëse këtë herë do të jetë një bashkëpunim apo një solo.

Së fundmi Luizi dhe Kiara kanë postuar foto me njëri-tjetrin nga mbrëmja e djeshme ku kanë qenë të ftuar në një dasmë dhe janë veshur Luizi me një kostum të zi dhe Kiara me një fustan të kuq. Vetëm pak më parë Kiara ka postuar një foto me Luizin.