Celebrities Gossip Showbiz

Luizi dhe Kiara arrijnë shifrën ‘e çmendur’ të shikimeve në Tik Tok!

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Kiara dhe Luizi janë një nga çiftet më të pëlqyera të krijuar brenda “BBV2” dhe kanë një numër të madh ndjekësish dhe suportuesish të cilët postojnë në rrjete sociale momente të çiftit brenda shtëpisë. e një rekord kanë thyer së fundmi në Tik Tok, ku deri më tani kanë arritur 15 miliardë shikime.  Ndërkohë Luizi numëron plot 6.2 miliardë shikime në TikTok vetëm në emrin e tij, ndërsa Kiara ka 3 miliardë.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se nga nominimi i fundit u eleminua Fotinia. Ndërkohë, Bledi është shprehur se është zhgënjyer prej Efit.