Celebrities Gossip Showbiz

Pas kundërpërgjigjes ndaj Borës me titullin e këngës, Trixa nuk ka të ndalur me ‘thumbat’ për të!

Beatrix Ramosaj është në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit. Jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe për shkak të pjesëmarrjes në “BBV” Beatrix fitoi vëmendjen e publikut. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ne e njohëm më tepër Beatrix, teksa të shumtë ishin fansat që u emocionuan me çastet e saj në “BBV”.

Kujtojmë, se Beatrix u lidh me një tjetër ish-konkurrent pikërisht Donald Veshaj. Romanca e tyre tërhoqi vëmendjen e kujtdo, teksa shumë fansa u lënduan kur kjo histori dashurie mori fund. Gjithashtu, Beatrix bëri një këngë për Donaldin, teksa ai ishte brenda shtëpisë së “BBV”. Kënga me titull “Faj” u pëlqye nga të gjithë padiskutim dhe shumë shpejt u kthye hit.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Beatrix publikoi “As unë si ti”. Edhe pse nuk erdhi me një këngë, bukuroshja na dha pak nga ‘magjia’ e demos të këngës së radhës “Më ndikon”.

E teksa po paralajmëron në rrjete sociale projektin e saj të ardhshëm, Trixa duket se nuk po ka të ndalur me ‘thumbat’ kundrejt Borës. Nëse rikujtoni komentin e këngëtares, kur u shpreh për puthjen e famshme romantike në shtëpinë e ‘BBV’ mes Borës dhe Donaldit se ‘i çmendi komshinjtë duke bërtitur’ nga lumturia, kështu ka zgjedhur të paralajmërojë edhe projektin e ri.

Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë? 

Vetëm pak ditë më parë, Donaldi ka shpërndarë një video ku duket së bashku me vëllain e tij Romeon dhe producentin Elgit Doda teksa na kanë treguar një sekuencë të shkurtër nga kënga më e re që do të publikojnë ‘Picasso’. Mirëpo, në një video të publikuar nga ndjekësit e Trixa-s, duket se kanë kapur një detaj mjaft interesant. Bëhet fjalë për një frazë në këngën e re, ku thuhet “Je anormale”, teksa kjo mund t’ju duket familjare. Më parë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘BBV’, aktori i është drejtuar Trixa-s duke i thënë ‘Je anormale’.