Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta dy tatuazhet më të fundit të Trixës kanë lidhje me Donaldin?!

Beatrix Ramosaj prej muajsh tanimë është një emër shumë i komentuar në media për gjithë eksperiencën e saj në ‘BBV’ duke filluar nga historia me Donaldin e së fundmi pas daljes për ndarjen që përflitet mes tyre. Pak javë më parë, bukuroshja publikoi këngën ‘Faj’ dedikuar aktorit, që mesa duket nuk ishte aq fatsjellëse për dyshen.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim në trupin e saj duke shtuar jo një, por plot tre tatuazhe të reja. Trixa me anë të një Instastory na ka zbuluar këtë ndryshim të sajin.

Bëra tre tatuazhe të tjera sot dhe dolën bukur.

Por çfarë domethënie dhe çfarë lidhje kanë këto tatuazhe me Donaldin? Edhe pse ajo ka zbuluar vetëm dy prej tyre, lidhja është bërë direkt.

1.”Wildcat (Mace e egër)”

Macja e egër është njëri prej tatuazheve. Ndryshe nga Trixa e cila e ka bërë në pjesën e krahut të saj, Donald Veshaj e ka si tatuazh në bark. Koka e madhe e “Wildcat” mund të dallohet lehtësisht.

2.”Zjarri”

Kujtojmë që një nga këngët që e personifikonte çiftin edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe që Donaldi ia dedikoi Trixës edhe në festën e Shën Valentinit ka qenë “Fire On Fire” e Sam Smith.  Ndoshta ky mund të jetë simboli që identifikon këtë.

Përpos eksperiencës në ‘BBV’ duket se Trixa do të vazhdojë karrierën e saj normalisht në muzikë. Dihet tanimë shoqëria e saj e mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe disa Instastory të hedhura nga bukuroshja dhe vëllai i saj para disa ditëve na bëjnë të dyshojmë për ndonjë surprizë në të ardhmen.

E mesa duket nuk janë thjesht dyshime, por vetë Dafi së bashku me partnerin e saj Dj Geek duket se na kanë zbuluar se dy bukuroshet do të vijnë në bashkëpunim.