Celebrities Gossip Showbiz

Machine Gun Kelly: “Kam dashur të vras veten, Megan u bë dielli im…”!

Reperi i njohur Machine Gun Kelly ka rrëfyer së fundmi një moment të vështirë të jetës së tij, kur vuri një armë të mbushur në gojë ndërsa ishte në telefon me Megan Fox. Në dokumentarin e tij të ri, “Life in Pink”, rokeri rrëfeu detajet e një nate të errët në korrik 2020 kur sapo kishte humbur babanë e tij.

Nuk dilja nga dhoma ime dhe fillova të errësohesha shumë, vërtet shumë. Megan shkoi në Bullgari për të xhiruar një film dhe unë fillova të ndjeja këtë paranojë vërtet të egër. Fillova të bëhesha paranojak se dikush do të vinte dhe do të më vriste.

Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, shtoi se ai flinte gjithmonë me një armë gjahu pranë shtratit të tij dhe atë ditë e humbi totalisht.

E telefonova Megan. I thashë: “Ti nuk je këtu për mua”. E futa armën në gojë. Po bërtisja në telefon dhe tentova të gjuaja armën dhe plumbin dhe ajo kthehet lart, predha thjesht bllokohet. Megan qëndronte e heshtur.

Kelly tha se në atë moment ai kuptoi se diçka nuk ishte në rregull, duke shtuar se Fox dhe vajza e tij 12-vjeçare, Casie, të dyja i thanë se donin të fliste hapur me to. Në atë moment ai tha se kuptoi se duhet të hiqte dorë nga droga, megjithëse nuk specifikoi nëse ishte nën efektin e drogës gjatë incidentit. Kelly tha se Fox “u bë diell” për të, duke thënë se bota e tij rrotullohej rreth saj dhe ajo e ndihmoi të rritej dhe i dha jetë.

Ata janë padyshim çifti më i veçantë i showbiz-it ku dashurinë e tyre e shfaqin në format më të çuditshme. Së fundmi, në një shkëmbim mesazhesh mes Megan dhe stilistes Maeve Reilly, të publikuar gjithashtu në Instagram, ylli i “Transformers” pyeti nëse kostumi blu që kishte veshur ishte i shtrenjtë sepse ajo dhe reperi kishin ‘prerë një vrimë që të mund të kryenin seks’. Së fundmi, po qarkullojnë thashetheme se Megan mund të jetë në pritje të një fëmije pasi Machine ia kushtoi performancën e tij ‘fëmijës së tyre të palindur’ në “Billboard Music Awards 2022” në Las Vegas.