Botë e Çuditshme

Macja ‘bamirëse’ merr çmimin e rëndësishëm pas kontributit për popullin ukrainas!

Një mace nga Kharkiv, e cila ka mbledhur mijëra dollarë përmes llogarisë së saj në Instagram për strehimoret e kafshëve në Ukrainë, ka marrë një çmim ndërkombëtar. Stepan, e cila tani ka 1.3 milionë ndjekës në Instagram mori çmimin ‘World Influencers and Bloggers’ në Francë.

Stepan dhe pronarja e saj, Anna janë nga Kharkiv. Një javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ato u evakuuan nga zona e Saltivka, e cila u bombardua rëndë. Ato janë aktualisht në Francë, por macja ende po mbledh fonde për të mbështetur strehimoret e kafshëve dhe kopshtet zoologjike të Ukrainës.

Stepan fillimisht u bë virale për imazhet dhe videot, ku shfaqej e ulur me krahun e saj të mbështetur në një tavolinë pranë një gote verë ose kokteji me dritat në sfond dhe dukej krejtësisht e pambrojtur në çdo situate. Paratë e mbledhura do të dhurohen për ‘Happy Paw’, ‘UAnimals’, ‘Mykolaiv Zoo’, ‘XII Months’ dhe ‘Plyushka’, për të ofruar ndihmë për kafshët e prekura nga lufta në Ukrainë. Anna tha:

Kjo luftë është një tragjedi e madhe për vendin dhe popullin tim. Shoqata Botërore e Influencuesve dhe Blogerëve doli me idenë e mbledhjes së fondeve dhe organizoi procesin dhe ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e popullit të Mbretërisë së Bashkuar.

Rikujtojmë, se një qen i quajtur Patron, i cili ka ndihmuar vendin e tij, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria e Putinit u nderua së fundmi me medalje nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai e dha çmimin në një konferencë shtypi në Kiev me kryeministrin kanadez Justin Trudeau.