Health & Beauty Lifestyle

Majdanozi, sekreti për një lëkurë të shëndetshme!

Mënyra më e mirë për të pasur një lëkurë të shëndetshme, është ushqyerja. Produktet natyrale dhe bimore janë tepër miqësore me lëkurën dhe i japin atë për të cilën ajo ka nevojë. Një prej produkteve më të mira bimore për shëndetin e lëkurës së fytyrës dhe jo vetëm është majdanozi. Me këtë barishte të shëndetshme ju mund të bëni një maskë të shkëlqyer. Në këtë artikull do të mësoni përgatitjen e një maske të thjeshtë me tre përbërës: majdanoz, uthull molle dhe kos. Maska është shumë e dobishme dhe e mbron lëkurën.

Uthulla e mollës parandalon shfaqjen e akneve. Ajo funksionon edhe si tonik dhe eliminon qelizat e vdekura të cilat formojnë një shtresë të thatë të lëkurës. Përfitimet e kosit për bukurinë janë të panumërta. Aplikimi i kosit në lëkurë e zbut atë dhe e bën më të lëmuar. Kosi lufton shenjat e plakjes dhe i jep lëkurës një paraqitje më rinore.

Majdanozi shërben si antioksidant dhe lufton inflamacionin e lëkurës. Ai përdoret kundër të nxirave, njollave, të djegurave dhe pickimeve. Në një tas të thellë përzieni gjysëm gote uji me majdanoz të grirë hollë. Shtoni dy lugë gjelle me uthull molle dhe tre lugë gjelle me kos. Përziejini përbërësit mirë deri sa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni maskën në fytyrë dhe shmangni zonat e ndjeshme si ajo e syve.

Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Sugjerohet që maskën me majdanoz mund ta bëni dy herë në javë vetëm nëse fytyra juaj nuk është e ndjeshme ndaj kësaj barishteje. Majdanozi është një barishte e gjelbër që përdoret zakonisht në gatimet meksikane, aziatike dhe të Lindjes së Mesme, si dhe në kuzhinat e tjera anembanë globit. Përveç aromës së saj karakteristike si erëz, majdanozi u shtohet pjatave edhe për përfitimet e mundshme shëndetësore.