Celebrities Gossip Showbiz

Majk arrin një tjetër shifër rekord klikimesh me projektin më të fundit muzikor!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Kanë kaluar vetëm pak muaj që kur Majk publikoi bashkëpunimin e dytë muzikor me Bardhin, i cili titullohet “Përgjithmonë” e deri tani ka arritur miliona klikime. E në vetëm pak kohë diferencë artisti solli një projekt të ri muzikor që u publikua në 1 dhjetor. “E pa shpirt” nga Majk edhe pse një këngë solo ka arritur suksesin e parë duke numëruar 7 milion klikime në platformën YouTube.

Artisti është prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor dhe showbiz-it ndaj dhe numri i fansave padyshim që është i madh në numër. Me anë të një Instastory, Majk nuk ka ngurruar aspak të na e tregojë dashurinë e madhe që këta të fundit kanë ndaj tij në një video ku reperi shfaqet në makinë dhe përballë tij ndodhet në autobus me fëmijë dhe ata sapo e kanë parë janë entuziasmuar duke brohoritur për të.