Celebrities Gossip Showbiz

Majk arrin super suksesin në bashkëpunimin e tij me Bardhin!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Pas një bashkëpunimi shumë të suksesshëm verës që shkoi, Majk para pak muajsh solli një tjetër duet me këngëtarin e njohur Bardhi. ‘Përgjithmonë’ është një këngë me të vërtetë shumë e ndjerë nga dy artistët që flet për një histori dashurie të përfunduar, por që ka ende shumë kujtime që ‘ndezin’ ndjenjat. Duket se ky projekt ka prekur vërtet zemrat e dëgjuesve dhe në vetëm dy muaj ka arritur plot 10 milion klikime.

Teksa një sukses të padiskuteshëm e ka dhe ‘Ama’, bashkëpunimi i parë i dy reperëve që u publikua gjatë sezonit veror të kaluar dhe ka arritur deri më tani 16 milion klikime në platformën YouTube duke u renditur në këngët më të dëgjuara. Gjithashtu një ‘zhurmë’ shumë të madhe krijoi dhe protagonistja në videoklipin e këngës, modelja e njohur seksi Kejvina Kthella, e cila ‘i ngriti më shumë temperaturat’ me format e saj trupore.