Celebrities Gossip Music Showbiz

Majk dhe Ghetto Geasy publikojnë pamjet e para nga videoklipi i tyre!

Majk është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues shumë i dashur për publikun. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lansoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gjikon dhe një me Bardhin.

Pas suksesit me dy këngët e funditsë fundmi Majk ka treguar se së shpejti do të ketë gati këngën e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur dhe njëkohësisht mikun e tij, Getoar Selimin. Duket se pritjes i erdhi fundi pasi vetëm pak më parë reperat kanë postuar në ‘Instagram’ promon e këngës, ku kanë treguar se do të titullohet “Mari” dhe se do të publikohet ditën e nesërme në  28 Qershor në orën 21:00.

 

 

Pak ditë më parë Majk ka postuar në ‘Instastory’ disa video, ku duket brenda një makine dhe i rrethuar nga fansat e tij, të cilët janë shumë entuziansmuar që po e shikojnë atë. Duket që Majk është shumë i lumtur, që është i rrethuar me kaq shumë dashuri nga kaq shumë persona, që e mbështesin gjithmonë dhe duan muzikën e tij.