Celebrities Gossip Showbiz

Majkut i ndodh e papritura me fansat e tij!

Majk është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues shumë i dashur për publikun. ‘Kce kce’ quhet projekti i tij më i ri, një bashkëpunim me reperin e famshëm, Gjikon, që ka arritur të numërojë mbi 5 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata.

Vetëm pak më parë Majk ka postuar në ‘Instastory’ disa video, ku duket brenda një makine dhe i rrethuar nga fansat e tij, të cilët janë shumë entuziansmuar që po e shikojnë atë. Duket që Majk është shumë i lumtur, që është i rrethuar me kaq shumë dashuri nga kaq shumë persona, që e mbështesin dhe duan muzikën e tij.

Së fundmi, Majk ka treguar se do të vijë me një bashkëpunim të ri muzikor me këngëtarin e njohur, Bardhin . Në postimet e tyre ata kanë treguar se modelja në klipin e këngës së tyre do të jetë Kejvina Kthella, e cila shfaqet duke pozuar para kamerave e veshur me të bardha në një ambient të gjelbër dhe duket një ‘bombë’ e vërtetë.

Gjithashtu në një postim të fundit Majk është shprehur se është veç fillimi, duke na bërë me dije se do të presim shumë projekte te tij këtë verë.