Auto & Moto

Makina e Silvio Berluscionit del në ankand për një kauzë shumë të veçantë!

Një nga makinat në koleksionin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, një Maserati Quattroporte V8, ka dalë në ankand dy muaj e gjysmë pas vdekjes së tij. Të ardhurat nga shitja e këtij Maserati në ankandin Modena Meets Milan do të shkojnë për Qendrën Dino Ferrari për kërkime në trajtimin e sëmundjeve neuromuskulare, neurodegjenerative dhe cerebrovaskulare.

Maserati Quattroporte V8 iu dhurua Berluscionit në vitin 2004,  kur ai ishte Kryeministër i Italisë, nga Luca Cordero di Montezemolo,  në atë kohë kryetar i Ferrarit dhe Maserati. Aktualisht nuk dihet çmimi fillestar i makinës.

Së bashku me këtë, automjete të tjera që kanë dalë në ankand janë një skuter Honda X8R që i përkiste legjendës së MotoGP Valentino Ross, një motoçikletë Luca Marini si dhe një mori kostume garash, helmeta dhe doreza nga si Marco Melandri, Loris Capirossi dhe Andrea Dovizioso. Ish-kryeministri italian, një prej politikanëve më të njohur në Itali e në mbarë botën, mbylli sytë në spitalin San Raffaele në Milano. Shëndeti i Berlusconi-t u përkeqësua dhe u shua në moshën 86-vjeçe pasi vuante nga leuçemia.