Celebrities Gossip Showbiz

Manjati i mediave Rupert Murdoch për herë të pestë drejt altarit…/92-vjeçari “kokë e këmbë” i dashuruar!

Manjati i mediave Rupert Murdoch është fejuar me partneren e tij Ann Lesley Smith. 92-vjeçari dhe 66-vjeçarja, u takuan në shtator në një event në vreshtat e tij në Kaliforni. Biznesmeni u shpreh për New York Post se:

Kisha frikë të dashurohesha, por e dija se kjo do të ishte e fundit. Bën mirë të jetë. Jam i lumtur.

Murdoch shtoi se ai i propozoi Smith në ditën e Shën Patrikut. 66-vjeçarja është e veja e Chester Smith, një këngëtar i muzikës Country dhe drejtues radioje dhe televizioni. Ann tha për New York Post se:

Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar. Unë jam e ve prej 14 vitesh. Ashtu si Rupert, burri im ishte biznesmen kështu që unë flas gjuhën e Rupert. Ne ndajmë të njëjtat bindje.

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi se çifti po presin me padurim që ta kalojnë bashkë gjysmën e dytë të jetës së tyre. Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do ta kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe. Murdoch ka qenë i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, gazetaren me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësen me origjinë kineze Wendi Deng.