Celebrities Gossip Showbiz

Marc Anthony nderohet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”!

Marc Anthony u nderua me yllin e tij në “Hollywood Walk of Fame” dhe mbërriti në ceremoni i shoqëruar me dy nga shtatë fëmijët e tij. Superylli latin ka pozuar për fotografët me gruan e tij, Nadia Ferrara dhe dy djemtë Ryan dhe Cristian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marc Anthony (@marcanthony)

Anthony mirëpriti së fundmi fëmijën e tij të parë me partneren Nadia Ferreira dhe është gjithashtu baba i binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshorten Jennifer Lopez. Anthony ndan djemtë Ryan Adrian dhe Cristian Marcus me Dayanara Torres, si dhe Chase dhe Ariana me Debbie Rosado. Krahas dy djemve të tij, pranë yllit në këtë ditë të veçantë ishte edhe miku i tij shumë i mirë, David Beckham.

Rikujtojmë, se Jennifer Lopez dhe Marc ishin një nga çiftet më të përfolur në botë për gati një dekadë. Dy këngëtarët e suksesshëm ishin të lidhur për disa kohë pasi u njohën, megjithëse martesa e tyre formalisht zgjati vetëm shtatë vjet. Dy superyjet u divorcuan në vitin 2011 dhe vendosën të rindërtonin jetën e tyre me njerëz të tjerë.