Këngëtari i famshëm Marc Anthony dhe gruaja e tij 31 vite më e re, Nadia Ferreira, kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti e ndau lajmin në një postim të përbashkët në Instagram duke shënuar përvjetorin e tretë të martesës. Me këtë rast, ata zbuluan se djali i tyre Marco së shpejti do të bëhet një vëlla i madh. “Gëzuar përvjetorin e tretë të martesës! Çfarë dhurate të mrekullueshme na ka dhënë jeta. Zoti është i madh. Marquito do të jetë një vëlla i madh”, shkruan ata në mbishkrimin e fotos.

Përveç djalit të tij Marc, Marc Anthony është babai i gjashtë fëmijëve të tjerë nga lidhjet e mëparshme. Ai ka një vajzë, Arianna dhe një djalë, Chase me ish-partneren e tij Debbie Rosado, djemtë Cristiano dhe Ryan me ish-gruan e tij Dayanara Torres dhe binjakët Emme dhe Maximilian (17) me ish-gruan e tij Jennifer Lopez.
Thashethemet romantike rreth lidhjes së Marc Anthony dhe Nadia Ferreira dolën në sipërfaqe në fillim të vitit 2022, pasi u panë së bashku në Mexico City. Ata e konfirmuan lidhjen e tyre në mars të atij viti duke postuar një foto së bashku në Instagram. Tre muaj më vonë, ata njoftuan fejesën e tyre gjatë një feste në restorantin Sexy Fish në Miami dhe më 28 janar 2023, ata u martuan në një ceremoni madhështore.