Gossip

Jennifer Lopez rrëfen mësimin e jetës pas divorcit: “Dhimbjen e shërova duke…”

Çdo krizë mund të kthehet në një fillim të ri dhe çdo ndarje në një mësim të vlefshëm. Këtë mesazh Jennifer Lopez zgjodhi ta ndajë publikisht në prag të ndërrimit të viteve, duke reflektuar mbi divorcin e saj nga Marc Anthony dhe rrugëtimin personal që pasoi.

Gjatë shfaqjes së Vitit të Ri në rezidencën “Up All Night” në Colosseum në Caesars Palace, këngëtarja dhe aktorja mbajti një fjalim emocional, ku u ndal te ndarja nga Marc Anthony, me të cilin ishte e martuar nga viti 2004 deri në vitin 2014. Për JLo-n, ajo periudhë nuk ishte vetëm fundi i një martese, por edhe fillimi i një transformimi të thellë personal.

Në skenë iu bashkuan edhe binjakët e saj 17-vjeçarë, Max dhe Emme, duke e bërë momentin edhe më prekës. Lopez kujtoi se në natën e parë të rezidencës së saj, dhjetë vite më parë, fëmijët e saj ishin vetëm shtatë vjeç dhe e shikonin me kureshtje teksa performonte.

Artistja tregoi se pas nënshkrimit të divorcit, nisi të kërcente më mirë se kurrë më parë. Jo sepse martesa e kishte penguar, por sepse dhimbja dhe vetmia pas ndarjes e bënë të kuptonte se vallëzimi ishte mënyra e saj për t’u shëruar.

E vetme, me dy fëmijë të vegjël dhe e përfshirë nga pasiguritë e amësisë, Jennifer Lopez e përshkroi atë periudhë si një rrëmujë emocionale.

Ishte pikërisht atëherë që një nga mentoret e saj, Louise Hay, i dha një këshillë që do t’i ndryshonte perspektivën.

Hay e pyeti se çfarë bën një balerin kur gabon hapat gjatë një koreografie. Përgjigjja ishte e thjeshtë: praktikon derisa ta zotërojë. Mentori i sugjeroi që të njëjtën gjë të bënte edhe me jetën pas divorcit, të vazhdonte “të kërcente”, të mësonte nga gabimet dhe të mos ndalonte.

Ky mësim u kthye në një filozofi jete për Jennifer Lopez, një mantër që, sipas saj, vazhdon ta ndjekë edhe sot. Një histori që tregon se ndonjëherë, nga dhimbja më e madhe lind forca më e bukur.