Celebrities Gossip Love & Sex

Marina Vjollca sapo na zbuloi emrin e vogëlushes së saj në mënyrën më të bukur!

Ditën e djeshme prezantuesja bukuroshe Marina Vjollca dhe reperi i njohur Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë të një vajze. Para pak minutash vetë Marina ka vërtetuar lajmin me një foto të mrekullueshme bardh e zi, teksa dukej dora e saj, e partnerit dhe vogëlushes së vogël që padyshim me ardhjen në jetë ja ka zbukuruar jetën prindërve të saj.

Ndër të tjera, Marina në diçiturën e fotos teksa ka zbuluar emrin e vogëlushes ka shkruar se:

Faleminderit Zotit që na bekoi me një ëngjëll si ti, Jeta jonë. MARGET SELIMI.

24/11/2021

Rikujtojmë, se moderatorja e njohur njëkohësisht motra e Marinës e së fundmi tezja e vogëlushes së sapoardhur në jetë, Luana Vjollca postoi në InstaStory një foto ku shkruante:

Ndjesia më e bukur në botë.

Ndërkaq, dy ditë më parë Marina dhe Luana ndanë disa foto shumë të ëmbla së bashku, teksa kjo e fundit u shfaq duke prekur barkun e rrumbullakosur të Marinës.