Reperi i njohur Getoar Selimi ka folur hapur për përplasjet në botën e muzikës, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
I njohur për profilin e tij të matur publik, Getoari u shpreh se është munduar të qëndrojë larg konflikteve, duke theksuar se imazhi dhe integriteti kanë qenë gjithmonë prioritet për të.
Jam munduar gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim. Nuk kisha për të humbur për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë
Duke komentuar përshkallëzimin e përplasjeve në industrinë e muzikës, sidomos në zhanrin e repit, Getoari theksoi rolin e rrjeteve sociale në rritjen e tensioneve.
Sot ke lloj-lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, madje bëjnë edhe shumë lek me këtë punë. Më parë nuk kemi pasur rrjete sociale dhe nuk dinim me kë kishim të bënim.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur konfliktet mes artistëve në internet janë bërë të shpeshta dhe shpesh shndërrohen në tema virale, duke krijuar një debat mbi ndikimin e famës nëpërmjet polemikave.