Gossip Showbiz

Getoar Selimi kritikon muzikën e sotme: “Gjithçka është bërë konsum, këngët janë të gjitha njësoj”

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e origjinalitetit në tregun muzikor shqiptar, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Duke folur për prirjet e fundit në muzikë, Getoari u shpreh se shumë prej këngëve dhe bashkëpunimeve që publikohen sot janë tepër të ngjashme me njëra-tjetrën, duke e kthyer muzikën në një produkt të konsumit të shpejtë.

Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet po ashtu, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët. Është bërë konsum

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së identitetit artistik:

Një artist sot duhet të dijë si ta menaxhojë veten. Kam bërë album vetëm për njerëzit që më duan dhe e kërkojnë muzikën time, bashkëpunime që janë jo të zakonshme.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime në rrjete sociale, duke nxitur debat për cilësinë dhe drejtimin që ka marrë muzika shqiptare vitet e fundit.