Celebrities Love & Sex Showbiz

Marrëdhënia romantike e Rita Ora-s me regjisorin e njohur, flet ekspertja e gjuhës së trupit!

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit Karen Donaldson, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Karen ka analizuar fotot e fundit të çiftit duke përshkruar forcën e një marrëdhënieje.

Në këtë foto Taika e tërheq Ritën drejt tij. Ky është një përqafim me trup të plotë, me tërheqje të lartë. Gjestet na tregojnë se ata janë të lidhur emocionalisht dhe e gjithë kjo prekje është një shenjë e mirë edhe për intimitetin e tyre fizik. Taika është ulur dhe njëri gju i tij është afër këmbës së Ritës. Kjo po na tregon se, pavarësisht se çfarë po ndodh, ai kërkon të jetë më afër saj. Plus, ky ndryshim në nivele flet për admirimin e Taika-s për Ritën. Mund të themi që Rita është e çmuar për Taika-n. Ne mund ta shohim në mënyrën si ai e mban dorën rreth belit të saj dhe vendos dorën tjetër përpara saj në një mënyrë si për ta mbrojtur. Ajo ndihet e sigurt në praninë e tij. Ka një unitet në marrëdhënien e tyre. Ata ruajnë intimitetin e tyre pa e marrë veten shumë seriozisht. Argëtimi dhe të qenit bashkë janë prioritet.

Rikujtojmë, se së fundmi regjisori Taika Waititi, ka dhënë një intervistë për ‘WIRED’, ku ka folur në tërësi për karrierën dhe jetën e tij private. Ndër të tjerash, ai në një moment ka thënë se shpesh njerëzit e ngatërrojnë për homoseksual. Regjisori fitues i çmimit “Oscar”, vuri në dukje se ai herë pas here supozohet nga fansat se është ‘queer’, një vlerësim që Waititi e përmblodhi duke thënë:

Unë ngatërrohem shumë për homoseksual.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se burime të afërta pranë dyshes, kanë raportuar se shumë shpejt do të kemi një propozim për martesë. Prindërit e Rita-s, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taika-s bekimin për t’u Tmartuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.