Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse është në një romancë prej disa kohësh me Rita Ora-n, Taika Waititi akuzohet se është homoseksual!

I dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, regjisori Taika Waititi, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘WIRED’, ku ka folur në tërësi për karrierën dhe jetën e tij private. Ndër të tjerash, ai në një moment ka thënë se shpesh njerëzit e ngatërrojnë për homoseksual. Regjisori fitues i çmimit “Oscar”, vuri në dukje se ai herë pas here supozohet nga fansat se është ‘queer’, një vlerësim që Waititi e përmblodhi duke thënë:

Unë ngatërrohem shumë për homoseksual.

‘Wired’ shton se ky perceptim i Waititit është rezultat i sensit të tij të modës dhe i personazheve që ai luan në filma. Waititi ka luajtur në një numër të madh filmash të tij, duke përfshirë “Jojo Rabbit” të vitit 2019, ku ai u nominua për çmimin “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë” në vitin 2020.

Ai është gjithashtu i famshëm për rolin e tij në filmin “What We Do in the Shadows”, në të cilin ai portretizon vampirin e ëmbël ‘Viago’. Aktualisht 46-vjeçari është në lidhje me këngëtaren shqiptaro-britanike Rita Ora, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit të saj në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, ku ajo ishte e angazhuar si anëtare e jurisë.

Së fundmi nga burime të afërta pranë dyshes, raportuan se shumë shpejt do të kemi një propozim për martesë. Prindërit e Rita-s, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taika-s bekimin për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër. Një burim u shpreh për çiftin se:

Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar. Nga ajo që thotë ajo, ai është i vetmi për të. Asnjë nga shoqëria e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen së shpejti. Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar.