Celebrities Gossip Showbiz

Dasmë në horizont?! Rita Ora dhe Taika Waititi mund të martohen më shpejt nga sa kishim menduar!

Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora është duke qëndruar në Sydney me të dashurin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi. Rita sigurisht që po e shijon qëndrimin e qetë në Australi teksa shpesh herë është fotografuar tejet e lumtur krah partnerit të saj. Marrëdhënia e Rita Ora-s dhe Taika Waititi është forcuar gjithmonë e më shumë që kur ata filluan të takoheshin në mars të këtij viti.

Së fundmi nga burime të afërta pranë dyshes, raportohet se shumë shpejt do të kemi një propozim për martesë. Ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje. Prindërit e Rita-s, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taika-s bekimin për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër. Një burim u shpreh për çiftin se:

Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar. Nga ajo që thotë ajo, ai është i vetmi për të. Asnjë nga shoqëria e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen së shpejti. Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar.

Dhe duket se dyshja mund të ketë marrë një shenjë të përhershme të romancës së tyre javët e fundit, në formën e tatuazheve delikate të inicialeve të njëri-tjetrit në trup. Së fundmi dyshja janë duke kaluar pushimet së bashku. 31-vjeçarja dhe regjisori 46-vjeçar janë fotografuar duke e shijuar bregdetin e Sydney, Australi, ku me ta ishte edhe motra e Rita-s, Elena.

Rita u fotografua me një detaj të veçantë, një tatuazh në kyçin e këmbës së saj të majtë. Në të ishte një zemër me inicialin ‘T’. Ndërkohë, Taika-s iu dallua në ijën e tij të djathtë një tatuazh me shkronjën ‘R’. Duket se marrëdhënia e tyre është me të vërtetë serioze duke i dedikuar njëri-tjetrit të tilla tatuazhe.