Bota Botë e Çuditshme

Marrëdhënie intime në punë, pezullohen 5 oficerë!

Meagan Hall, një oficere policie nga Tenesi, ka bërë bujë në SHBA pasi kishte pasur marrëdhënie intime me disa kolegë në departament. Videot dhe imazhet e të përfshirëve në skandal u përhapën në rrjetet sociale, duke rezultuar në pezullimin e të gjithëve nga detyra.

Një hetim i brendshëm muajin e kaluar zbuloi se Meagan Hall dhe katër oficerë të tjerë, përkatësisht rreshteri Lewis Powell, oficeri Juan Lugo, rreshteri Ty McGowan dhe Detektivi Seneca Shields, dyshohet se kishin kryer marrëdhënie në punë. Imazhet u shfaqën më vonë në Twitter dhe Reddit, duke shkaktuar një valë reagimesh si brenda departamentit të policisë ashtu edhe në internet.

Të pestë u pushuan nga puna në bazë të provave dhe hetimeve. Hall fillimisht mohoi gjithçka, por pas dëshmive që vinin njëra pas tjetrës ajo u detyrua të rrëfente gjithçka. Gjithashtu, oficerja e policisë dhe “partnerët” e saj kishin shkëmbyer tekste pornografike dhe imazhe eksplicite.