Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Maska e fytyrës me shegë bën mrekulli në fytyrën tuaj, provojeni dhe do të na falënderoni!

Shega është një frut i mbushur plot me antioksidantë. Ajo përmban një sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve si A, B1, B2, B4, B5, B6, B9, C, E, H, K, kalium, silic, kalcium, magnez, natrium, squfur, fosfor, klor, hekur, jod, selen, fluor, krom, zink, omega-6 dhe beta-karoten. Ky frut luan një rol të rëndësishëm edhe në bukurinë tuaj.

Duke marrë parasysh vlerat e saj ushqyese, ekspertët shprehen se shegët mund të përmirësojnë shëndetin tuaj nga brenda-jashtë. Kjo është arsyeja pse maska e fytyrës me shegë është një zgjedhje e mirë për lëkurën tuaj, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe i jep fytyrës freski.

Gjithashtu konsumimi i shegës ndihmon në largimin e akneve ose njollave të ndryshme të krijuara në fytyrë. Por si ta përgatisni këtë maskë çudibërëse?

Si fillim kulloni mirë një lugë kokrra shege, më pas përzieni me një lugë mjaltë dhe tre lugë vaj ulliri. Pasi të keni përzier të gjithë përbërësit, shtoni 50 ml ujë për të holluar masën. Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni për rreth një orë. Gjithashtu këshillohet ta fërkoni në lëkurën e fytyrës, qafës dhe dekoltesë me lëvizje të buta. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Rikujtojmë se, gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme të hani fruta. Shega veçanërisht është fruti ideal, përmban rreth 40% të vitaminës C, gjë që mjafton të plotësojë nevojat ditore të të rriturve. Është e rëndësishme të zgjidhni ushqim dhe pije me vlera ushqyese dhe një prej tyre është padyshim shega.

Të gjithë njerëzit të cilët pinë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut, këtë e kanë konfirmuar edhe vetë shkencëtarët. Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike shumë natyrale.