Celebrities Gossip Showbiz

Me fat që është gjallë, modelja e njohur Ashley Graham tregon eksperiencën e vështirë të lindjes!

Modelja e njohur Ashley Graham ka zbuluar së fundmi se për pak sa nuk ndërroi jetë kur solli në jetë binjakët e saj në janar, pasi humbi ndjenjat dhe pësoi një hemorragji të rëndë. 34-vjeçarja e rrëfeu ngjarjen në një ese për ‘Glamour’ dhe tregoi se ishte në shtëpi kur mirëpriti djemtë e saj. Binjakët Malachi dhe Roman lindën në tualet dhe në vaskë, përkatësisht, përpara se ajo të humbte ndjenjat.

Ajo u trajtua më pas nga një ekip profesionistësh përkrah bashkëshortit Justin Ervin, ndërsa tani kujton se pa gjak kudo kur u zgjua. Graham më vonë mësoi se ajo kishte humbur shumë gjak. Djemtë e sapolindur ishin mirë, ndërsa Graham qëndroi në shtrat për katër ditë rresht dhe nuk mund të ecte për një javë. Ajo kaloi gati dy muaj në shtëpi.

Graham është gjithashtu nënë e një djali tjetër 2-vjeçar, Isaac. Pas lindjes së parë, ajo pësoi një abort. Modelja e quajti humbjen shkatërruese, duke shtuar se ishte një nga humbjet më të mëdha që kishte pasur ndonjëherë në jetë. Ajo e mbylli esenë duke iu referuar vetes si një “luftëtare” ndërsa ende “luftonte” me imazhin e trupit të saj pas lindjes.

Graham, ka dokumentuar ‘udhëtimin’ e shtatzënisë gjatë gjithë kësaj kohe në mediat sociale. Në 2020 Ashley përmes një videoje në YouTube tregoi thuajse gjithçka për lindjen e vogëlushit të saj të parë Isaac, duke e quajtur lindjen si “dhimbjen dhe njëkohësisht arritjen më të madhe” që ka përjetuar ndonjëherë.