Celebrities Love & Sex

Më në fund modelja bukuroshe Ashley Graham zbulon emrat e binjakëve të saj!

Para pak javësh modelja e njohur Ashley Graham ka sjellë në jetë djemtë e saj binjakë. Gjatë asaj kohe ajo zbuloi se kishte bërë një lindje në shtëpi dhe të porsalindurit ishin të dy të lumtur dhe gëzonin shëndet të plotë. Pak ditë pas lindjes së saj, ajo kishte publikuar në rrjetin e saj social Instagram një foto të barkut të rrombullakosur dhe ishte shprehur e lumtur për ‘qëndrimin e zgjatur’ të foshnjave, pasi arritën javën e 40-të të shtatzënisë.

Ashley nuk i zbuloi emrat e djemve të saj dhe u tha fansave se tani do të merrte kohë për t’u ‘shëruar’ dhe për të kaluar kohë me familjen e saj. Graham, ka dokumentuar ‘udhëtimin’ e shtatzënisë gjatë gjithë kësaj kohe në mediat sociale.

Por së fundmi modelja bukuroshe, nëna e binjakëve, për herë të parë që nga lindja, ndau me fansat foton e parë të bebushave teksa i mbante të dy në gji. Ashley zbuloi dhe emrat e djemve duke treguar sesi ardhja e tyre mund t’i ndryshojë kaq rrënjësisht gjërat. Ajo kishte shkruar për ta se:

Malachi & Roman. Djemtë e mi kanë qenë mësuesit më të mirë dhe ata që më rikujtojnë gjatë gjithë kohës sa gjëra të vështira mund të bëj. S’ka qenë fare e thjeshtë, por ja vlen çdo sekondë. Akoma s’e besoj që kam 3 fëmijë dhe mezi pres t’ju tregoj gjithë rrugëtimin tim.

Në 2020 Ashley përmes një videoje në YouTube tregoi thuajse gjithçka për lindjen e vogëlushit të saj të parë Isaac, duke e quajtur lindjen si “dhimbjen dhe njëkohësisht arritjen më të madhe” që ka përjetuar ndonjëherë.