Celebrities Gossip Showbiz

Me poza mjaft provokuese, Dafina Zeqiri uron ndjekësit për festën e Krishtlindjes!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Së fundmi Dafina ka marrë vëmendjen e të gjithëve me urimin e saj të Krishtlindjes për të gjithë ndjekësit e saj. Kjo gjë ka ndodhur, pasi bukuroshja ka vendosur që ta bëj këtë urim me disa foto mjaft provokuese të saj, të cilat janë nga videoklipi i këngës së saj të re, bashkëpunimin me Kidën, i cili titullohet “Ai me mu so”. Dafina duket mjaft tërheqëse, por ndjekësit e kanë quajtur mjaft ekstravagante për të bërë një urim për Krishtlindje.

Së fundmi Dafina ka postuar disa foto në Instagram dhe ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen ishte veshja e saj tejet provokuese. Këngëtarja ka veshur një fund thuajse transparent dhe ka postuar një foto nga pas, ku mund të themi se nuk i ka lënë fare vend imagjinatës. Veshja transparente i ka treguar të brendshmet dhe mesa duket Dafina nuk e ka problem këtë, pasi përveç fotove në Istagram, kjo ishte një veshje që këngëtarja e ka zgjedhur për mbrëmje.