Celebrities Gossip Showbiz

Nuk i lë vend imagjinatës, Dafina Zeqiri poston foton provokuese!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Së fundmi Dafina ka postuar disa foto në Instagram dhe ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen ishte veshja e saj tejet provokuese. Këngëtarja ka veshur një fund thuajse transparent dhe ka postuar një foto nga pas, ku mund të themi se nuk i ka lënë fare vend imagjinatës. Veshja transparente i ka treguar të brendshmet dhe mesa duket Dafina nuk e ka problem këtë, pasi përveç fotove në Istagram, kjo ishte një veshje që këngëtarja e ka zgjedhur për mbrëmjen e djeshme.

Ka vetëm kohë që kur Dafina ka publikuar bashkëpunimin muzikor me Alban Skënderaj, i cili titullohet “Copa copa” e mesa duket këngëtarja ka gati dhe projekte të reja. Ama ajo çfarë vihet re është se këto projekte do të publikohen vitin tjetër. Këtë e kemi kuptuar me anë të disa fotove që këngëtarja ka postuar në Instagram, ku na ka treguar pak nga teksti i këngës dhe ka shkruar “2023”. Nuk e dimë nëse për këtë vit duhet të presim akoma këngë të reja nga Dafina, por tanimë na mbetet vetëm të presim.