Celebrities Film & Tv

Më shumë se miq? Sardi Strugaj sqaron afrimitetin me Semi Jaupaj!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Në kërcimin e javës së kaluar me njerëzit e dashur, u komentua jo pak afrimiteti që kishte në skenë Sardi Strugaj dhe Semi Jaupaj. Olta Gixhari u shpreh se “vetëm kërcim miq nuk ishin”, ndërsa tha se mes tyre ka shumë kimi. Por këngëtari, gjatë provave, sqaroi se mes tyre ka vetëm miqësi.

Këngëtari u shpreh:

Njihemi prej shumë vitesh, kemi projekte bashkë dhe ndihem shumë mirë që kemi kimi, këtë nuk e mohoj.