Megan Thee Stallion bëri debutimin e saj në Coachella me një surprizë të veçantë për të gjithë fansat e saj. Fituesja e çmimit “Grammy”, 27 vjeçe, promovoi një këngë të re, një këngë diss që thuhet se quhet “You’s a Bitch” sipas Rolling Stone, teksa ajo doli në skenë për herë të parë të shtunën në festivalin muzikor në Indio, Kaliforni.

Kënga e saj e re, e cila paraqet këngën “Freak’n You Remix” të Jodeci dhe Wu-Tang, duket se ka në fokus një ish, pasi ajo parapriu performancën duke thënë se ishte diçka shumë personale dhe dedikuar dikujt, të paktën kështu ka raportuar Pitchfork. Megan e paraljmëroi këngën në mediat sociale disa ditë përpara se të shfaqej në festivalin e parë të Coachella që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Kam marrë këtë këngë që e kam incizuar dhe sa herë që e luaj për një grua ajo fillon të kërcejë dhe të duartrokasë. Mendoj se dua ta performoj në Coachella për herë të parë përpara se ta publikoj.
https://twitter.com/theestallion/status/1512130122404442113?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1512130122404442113%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpeople.com%2Fmusic%2Fmegan-thee-stallion-premieres-diss-track-during-coachella-debut%2F
Bashkëpunimi i ri i saj dhe Dua Lipës i cili quhet “Sweetest Pie”, përpos pjesës që ka thyer një rekord të madh në pk ditë, ditën e djeshme u performua vetëm nga Megan sepse Dua mungonte. Ajo më parë shënoi një tjetër sukses madhështor, kur performoi një remix të “We Don’t Talk About Bruno” të Encanto-s me Luis Fonsi, Becky G dhe aktorët e filmit muajin e kaluar në ceremoninë e 94-të të çmimeve Oscar. Megan mori gjithashtu çmimin e saj të parë muajin e kaluar në “iHeartRadio Music Awards 2022”. Për këtë artiste e cila po arrin një sukses të jashtëzakonshëm me krijimet e saj na mbetet të presim hitin e radhës.