Celebrities Film & Tv Gossip

Me të drejtë na lind pyetja nëse Will Smith i ka kërkuar falje Chris Rock!

Ndërsa Will Smith është në një “turne shpirtëror” të supozuar në Indi për të medituar, ai ende nuk ka kërkuar falje personalisht ose nuk ka kontaktuar me Chris Rock pas shuplakës së tij famëkeqe në “Oscars”. Shumë burime të Hollywood-it kanë khyer sytë ndërsa Smith këmbëngul se udhëtimi i tij është pjesë e zotimit që ai ka bërë për punën dhe për të siguruar që unë kurrë të mos lejojë më dhunën të kapërcejë arsyen.

“Udhëtimi shpirtëror” i Will-it në Indi për joga dhe meditim duket cinik dhe qesharak, duke pasur parasysh se ai nuk i ka kërkuar falje personalisht personit të vetëm që sulmoi para miliona njerëzve. Burimet thanë për People të hënën se Smith ishte “në një udhëtim shpirtëror”, një muaj pasi ai goditi në mënyrë tronditëse Rock në skenën e “Oscars 2022”. PEOPLE u shpreh se Smith udhëtoi në Indi për “qëllime shpirtërore, për të praktikuar jogan dhe meditimin”.

Aktori u pa për herë të parë që nga çmimet e Akademisë, kur mbërriti në një aeroport privat në Mumbai të Indisë të shtunën me 23 Prill ku pozoi për foto me fansat e tij që ndodheshin aty. Kujtojmë se Will, i cili fitoi aktorin më të mirë për filmin “King Richard” në “Oscars 2022” muajin e kaluar pas sulmit të tij ndaj Rock, ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Vlen të theksohet gjithashtu se Akademia u mblodh para pak javësh dhe mori një vendim që e ndaloi aktorin të marrë pjesë në aktivitetet e saj për 10 vjet.

Në lidhje me incidentin e ndodhur në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve “Academy Awards”edhe nëna e Chris Rock ka thyer heshtjen dhe ka folur pas incidentit që përfshiu djalin e saj dhe Will Smith. Nëna e aktorit, Rose Rock foli në një intervistë me stacionin lokal të lajmeve të Karolinës së Jugut “WIS-TV” dhe diskutoi momentin kur Smith doli në skenë në “Oscars” dhe goditi Chris, në përgjigje të një shakaje të bërë nga komediani për Jada Pinkett Smith.

Rose tregoi se ajo fillimisht mendoi se incidenti ishte inskenuar ndërsa e shikonte atë gjatë transmetimit nga shtëpia e saj, por kuptoi se ishte e vërtetë kur Smith filloi të bërtiste. Ajo tha:

Kur ai goditi Chris, ai na goditi të gjithëve. Ai me të vërtetë më goditi mua. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon mua. Askush nuk e dëgjoi fjalimin e tij. Askush nuk ishte në gjendje të ishte i vëmendshëm në këtë moment, sepse të gjithë ishin ulur aty duke menduar se çfarë ndodhi.