Celebrities Gossip Showbiz

Jada Pinkett Smith zbulon si po e përjeton familja e saj ‘shuplakën e famshme’!

Jada Pinkett Smith thotë se familja e saj është në një shërim të thellë pasi bashkëshorti Will goditi komedianin Chris Rock në Oscar muajin e kaluar. Aktorja foli për incidentin gjatë bisedës së saj të fundit në Red Table. Një mesazh që u shfaq përpara episodit thoshte:

Duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur në javët e fundit, familja Smith është fokusuar në shërimin e thellë. Disa nga zbulimet rreth shërimit tonë do të ndahen kur të vijë koha.

Gjatë ceremonisë së mbushur me yje, 53-vjeçari Will u ngjit në skenë dhe sulmoi komedianin Chris pasi ai bëri një shaka për kokën e rruar të Jadës. Pamjet e papara ku shfaqej Will duke goditur Chris treguan reagimin e gruas së tij. Videoja është marrë nga një vend i panjohur pas tryezës së rreshtit të parë të Will dhe Jada dhe fillon kur Will u kthye nga skena pas sherrit të dhunshëm. Ndërsa pjesa tjetër e audiencës është e shtangur në heshtje pas shpërthimit të zemërimit të Will, aktorja mund të shihet duke qeshur.

Jada vazhdoi ta shikonte komedianin ndërsa bashkëshorti Will u ul përsëri në vendin e tij dhe qeshi për herë të dytë ndërsa Chris tha se ishte nata më e madhe në historinë e televizionit. Nuk dihet se kush i ka kapur pamjet e reagimit të Jada-s, apo kush e ka shpërndarë më pas klipin në rrjetet sociale. Megjithatë, pavarësisht shuplakës së mundshme për t’i dhënë fund karrierës, Will do të përmbytet me oferta pune sipas ekspertëve të industrisë.