Food & Drink Lifestyle

Më thuaj çfarë kafe pi, të të zbuloj karakterin!

Një filxhan kafe e plotë është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj të lumtur nëse do të shkoni në punë ose do të shijoni qetësinë e shtëpisë tuaj. Por a e keni menduar ndonjëherë se dashuria për kafenë do të “tradhtonte” disa elementë mjaft interesantë të karakterit tuaj? Hulumtimi i psikologut klinik Dr.Ramani Durvasula, tregon se si kafeja jonë e preferuar lidhet drejtpërdrejt me personalitetin tonë.

Çfarë kafe pi?

Espresso

Jeni punëtor, me humor dhe dëshironi të udhëhiqni. Nga ana seksuale, mund të konsideroheni një partner i paharrueshëm, por jo edhe aq besnik.

Kafe e zezë

Jeni një person që nuk iu bën lehtësisht përshtypje diçka dhe nuk i vlerësoni veçanërisht premtimet e mëdha. Ndryshimet e humorit tuaj për orë të tëra dhe shpërthimet tuaja intensive ju bëjnë të padurueshëm. Sidoqoftë, ia vlen të pranoni se jeni një mik dhe shoqërues besnik.

Kafe Latte

Qëllimi i jetës suaj është t’i kënaqni të gjithë. Por nuk është e mundur t’i kënaqësh të gjithë. Pra kini kujdes! Shumë herë kaq shumë bujari të jep ndjenjën se po nënvlerëson veten.

Kapuçino

Ju mërziteni nga gjithçka, shumë herë edhe nga vetja. Kaloni mirë vetëm kur kënaqeni me të mirat materiale. Megjithatë, duhet thënë e vërteta. Ju keni edhe anët tuaja pozitive. Shkenca ju paraqet si një mik të dashur dhe shoqërues të dashur. Seksi është kënaqësia juaj, përderisa nuk mërziteni prej tij.

Kafe e shkurtër

Ju jeni gëzimi i jetës, qeshni vazhdimisht dhe krijoni humor për këdo që ka fatin të jetë pranë jush.

Dekafeinato

Ju pëlqen të tërhiqni vëmendjen dhe të jeni në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës. Por a e fshihni veten tuaj të vërtetë? Sipas hulumtimeve, edhe në seks nuk lirohesh.

Kafe turke

Ju jeni tip tradicional. Ju pëlqejnë gjërat klasike dhe reagoni ndaj çdo gjëje të re. Partneri juaj nuk ka pse të frikësohet. Ju nuk do të shikoni majtas dhe djathtas.

Së fundmi, nëse nuk ju pëlqen kafeja dhe pini çaj apo çokollatë, shkencëtarët ju klasifikojnë në kategorinë e atyre që kanë frikë nga ndryshimi.