Celebrities Showbiz

Me veprimin e fundit Billie Eilish sapo humbi një numër të madh ndjekësish!

Këngëtarja bukuroshe Billie Eilish së fundmi ka treguar se ajo ka humbur një numër të madh ndjekësish në rrjetin e saj social Instagram dhe kjo për arsyen e vetme pas momentit që ajo ka filluar që të ekspozojë më shumë trupin e saj.

19-vjeçarja e hitit “Bury a Friend”, e cila sapo ka publikuar albumin e saj të dytë ‘Happier Than Ever’ i cili rezultoi që të ishte një sukses i vërtetë dhe i pa diskutueshëm ka folur në një intervistë për revistën ‘Elle’ në lidhje me publikimin e projektit të saj më të ri.

Eilish u bë e famshme sepse kishte një stil që përfshinte bluza të mëdha dhe pantallona të gjera, por kohët e fundit ajo ka eksploruar më shumë stile të përshtatura në lidhje me formën e saj trupore. Në një postim të fundit në rrjetin e saj social Instagram, ajo mbante të veshur një korse e cila vinte në pah shumë edhe gjoksin e saj dhe e bëntë që të dukej mjaft e ekspozuar.

Është shumë çnjerëzore, kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të gjoksit. Njerëzit kanë frikë nga gjoksi i madh.

Kjo nuk është hera e parë që fituesja e ‘Grammy’ -t flet për mënyrën sesi ndryshimi i stilit të saj ka çuar në reagime të ashpra ndjekësit e saj.

Kujtojmë se ajo bëri bujë të madhe në të gjithë botën me pamjen dhe paraqitjen e saj spektakolare në eventin e ‘Met Gala 2021’ që u zhvillua në Nju Jork këtë vit. I gjithë look-u i saj ishte thjesht shumë tërheqës, sidomos fustani i saj madhështor në ngjyrë ‘nude’ arriti ta bënte Billie-n thjesht të magjishme.

Por arsyeja se pse Billie Eilish kishte zgjedhur të vishte një fustan të tillë është shumë domethënëse. 19-vjeçarja pranoi të mbante veshur një fustan nga ‘Oscar de la Renta’ me kushtin e vetëm që ata të ndalonin shitjen e gëzofeve.