Celebrities Gossip Showbiz

Me video-n më të fundit, Elita na i bëri ‘sytë zemra’!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Edhe ditën e sotme duket se Elita nuk ka ngurruar të publikojë video nga jeta e përditshme dhe fëmijët e saj duke na i ka bërë sytë zemra. Vetëm pak më parë Elita ka postuar në Instastory disa momente shumë të ëmbla dhe të bukura të fëmijëve të saj, djalit të saj Zëri dhe vajzës së saj Bota. Ata shihen së bashku shumë të lumtur me njëri- tjetrin dhe këto pamje që na i bënë ‘sytë zemra’ ishin gjithçka na duhej për sot.

Elita na ka treguar dhe është shprehur disa herë se të jesh nëna e 2 fëmijëve kaq të vegjël nuk është gjithmonë “fushë me lule”.

Rikujtojmë se, së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se së shpejti do t’i rikthehet ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese.

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë. Bëhet fjalë për mashtrimin e një të miture dhe thuhet se ka abuzuar seksualisht me të duke e droguar me substancë narkotike.

E teksa akuzat për të vazhdojnë, duket se Elita Rudi nëna e dy fëmijëve të artistit, po i qëndron më pranë se kurrë. Pak javë më parë, bukuroshja ka shpërndarë një video ku duket me reperin në makinë, teksa i puth dorën duke treguar mbështetje të plotë ndaj partnerit të saj. Kështu ka zgjedhur prezantuesja të reagojë ndaj komenteve negative në rrjet.