Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm me fjalë, Elita Rudi rikthehet zyrtarisht në televizion!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja para pak javësh mori pjesë në “Për’Puthen” në ‘prime-n’ e së shtunës ku dashamirësit e saj patën mundësinë ta ndiqnin pas aq shumë kohësh sërish në ekran.

Së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita kishte zbuluar se së shpejti do t’i rikthehej ekranit. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthehet pasioni të saj si prezantuese!

Pak më parë, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Elita zbuloi se ka firmosur kontratën dhe tanimë çdo gjë është gati për t’ju rikthyer ekranit.

Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli. Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua

Për çiftet e famshme të showbiz-it gjithmonë ekziston kurioziteti nëse ekziston apo jo xhelozi mes tyre e kjo gjë duket se nuk po i ndahet Elitës. Kjo e fundit në një bisedë ‘online’ me ndjekësit, ka marrë një mesazh shumë të çuditshëm nga një ndjekëse.